Rina Balaj është njëra nga artistet shqiptare që përpos muzikës, ka dëshirë të eksperimentojë edhe me dukje.
Ajo përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale mundëson fansat e saj të shohin më afër jetën në përgjithësi, shkruan portali arbresh.info
Këtë e ka bërë edhe së fundi, ku ka treguar se ka marrë koment nga reperi me famë botërore njëherit edhe ish i dashuri i Kylie Jenner-it, Tyga.
Rina vendosi që këtë mesazh ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory, ndërsa tregoi edhe replikën e saj interesante.
Këngëtarja i kishte shkruar “I dashuri im është shqiptar”, duke ia përcjell kështu një video të Sin Boy, ku shihet duke sharë reperin ndërkombëtar.

Sidoqoftë, artistja nga Istogu ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do vijnë së shpejti.
Derisa vazhdon punën në studio muzikore, “Tokyo” mbetet hiti i saj i fundit që u pëlqye mjaft shumë. /arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...