21 vjeçarja është bërë pjesë e reklamës më të re të kompanisë së njohur, por pavarësisht se është një nga vajzat më të pëlqyera në rrjetet sociale, këtë herë nuk ka arritur t’i bëjë njerëzit për vete.
Në video, Jenner është e zënë me fushatat publicitare e me koleksionet e modës, ndërkohë që një turmë e madhe njerëzish po proteston në rrugë. Protesta bllokohet nga policia dhe në momentin që turma bie në kontakt me forcat e rendit, Kendall u ofron atyre një kanaçe Pepsi.
Mesazhi i të gjithë reklamës ka dalë nga konteksti duke nënkuptuar se kompanitë e mëdha përdorin frikë për të shitur produktet e tyre.
Kjo reklamë është e ngjashme me atë të Coca Cola-s në vitin 1971, por ndryshe nga Pepsi, e para e përdori videon për të kundërshtuar ndërhyrjen në Vietnam të ushtrisë amerikane.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut