Regjisori i mirënjohur danez Lars von Trier është diagnostikuar me sëmundjen e “Parkinsonit”, njoftoi sot radioja lokale “DR” duke cituar “Zentropa”, kompania e tij kinematografike.
Megjithatë, sipas radios “DR”, regjisori 66-vjeçar i filmave të tillë si “The Idiots” (Idiotët), “Antichrist” (Anti Krishti) dhe “Melancholia” (Melankolia) është në gjendje shumë të mirë, pavarësisht diagnozës.
Ai është trajtuar për simptomat e “Parkinsonit”, por megjithatë do të jetë në gjendje të vazhdojë sipas planit punën për realizimin e serialeve të zhanrit “horror”, të titulluar “The Kingdom Exodus”.
Von Trierit iu akordua “Palma e Artë”, çmimi më i lartë i akorduar nga Festivali i Filmit të Kanës në vitin 2000 për filmin “Dancer in the Dark” (Balerina e Errësirës), me protagoniste muzikanten islandeze Björk.
Sëmundja e “Parkinsonit” avancon ngadalë dhe vret qelizat e trurit që prodhojnë dopaminën duke bërë që personi i prekur të humbasë kontrollin mbi lëvizjet e trupit dhe shkakton, mes të tjerave, të dridhura tipike të trupit.
Shëndeti i regjisorit Lars von Trier ka qenë një temë e vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2018, ai u shpreh për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” se ishte vazhdimisht i lodhur dhe mezi qëndronte zgjuar.
Ai gjithashto pohoi se që në fëmijëri kishte vuajtur nga ankthi, paniku dhe depresioni./atsh/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...