Largimi i Mozzik dhe Getinjos nga labeli ‘ON Records’ bëri bujë të madhe.
E të menjëhershme kanë qenë reagimet e të dy palëve për këtë largim, që sipas menaxherit Mehmet Elshani ishte pa asnjë paralajmërim.
Lajmi.net me burime të afërta në ‘On Records’ ka mësuar se tashmë labeli ka hedhur Mozzik dhe Getinjo në gjyq dhe kërkon nga ta 1.4 milion euro dëmshpërblim të prishjes së kontratës, për investimin në ta dhe për dëmtimin e imazhit.
Po ashtu, lajmi.net mëson se séanca e parë do të mbahet me 12 shkurt të këtij viti në Gjykatën Themelore.
Përpos kësaj, është mësuar se Mozzik dhe Getinjo kanë marrë ftesat për gjyq por nuk dihet akoma nëse do të jenë prezent në seancën e parë, apo jo.
Kujtojmë që dyshja në fjalë ka vite që janë bërë pjesë e ‘On Records’ dhe se kontrata e tyre është noterizuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...