Dje ka qarkulluar një lajm që këngëtarja Violeta Kajtazi është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i saj, shkruan portali arbresh.info.
Ajo e ka mohuar se e ka braktisur muzikën për këtë pozitë.
“Është e vërtetë që unë sot u gjenda në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku fillova praktikën për leje qëndrimi nga të huajt në Divizionin për të huaj – shtetësi, azil dhe migracion, por nuk jam e punësuar dhe nuk kam ndër mend ta lë muzikën”, u shpreh ajo.
Violeta ka përfunduar fakultetin e degës master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Diplomaci./Arbresh.info

Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup