Reperi amerikan, PnB Rock është qëlluar për vdekje gjatë një grabitje, në një restorant në Los Anxhelos.
Muzikanti, 30 vjeçar, ishte me të dashurën e tij kur një person i armatosur i kërkoi atij dhe të dashurës së tij gjësende materiale, pas kësaj thuhet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri drejt tij, shkruan bbc.
Policia deklaroi se PnB kishte me plagë të shumta, ai vdiq në spital 45 minuta më vonë pasi u dërgua aty.
Asnjë arrestim nuk është bërë ende për të shtënat e që kanë ndodhur të hënën.
Kelly Muniz nga policia e Los Angeles theksoi se viktima u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur në orën 13:59. Rikujtojmë, se Rock ka lindur më 9 dhjetor 1991, në Filadelfia. Ai para disa kohëve tha për “Paper Magazine” se u frymëzua për të bërë muzikë në moshën 19-vjeçare pasi dëgjoi albumin e Drake, “Take Care”. I ndjeri publikoi këngën e tij më të fundit, “Luv Me Again”, më 2 shtator./arbresh.info/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...