Pushime, buzëqeshje dhe familje – Dafina Zeqiri publikon momente të veçanta

16:07 | 28 Korrik 2026
E H

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga pushimet verore, ku shfaqet në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Kreshnik Gjergji dhe djalit të tyre, Daskan Gjergji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar momente të ngrohta familjare, duke dhënë një vështrim në ditët e relaksit që po kalon me më të dashurit e saj.

“A little glimpse of a lovely week” (Një vështrim i vogël nga një javë e mrekullueshme), ka shkruar Dafina krahas fotografive.

Postimi është mirëpritur nga fansat e artistes, të cilët kanë reaguar me mijëra pëlqime dhe komente, duke vlerësuar atmosferën e ngrohtë familjare dhe momentet e veçanta të ndara me publikun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale