Në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube u publikua videoklipi i këngës “Zjerm” që do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin europian të këngës. Ajo që bie në sy është numri i lartë i klikimeve të arritura brenda një ore nga publikimi.
Siç e tregojnë edhe shifrat, mbi 20 mijë shikime janë regjistruar në orën e parë, një rekord më vete ky për garën virtuale që po bëhet mes konkurrentëve nga Europa, por edhe Australia e largët.
Ndonëse u publikuan në të njëjtin orar, Shkodra Elektronike “fluturon” me distancë nga dy videoklipet e dy shteteve të tjera konkurrente: Irlanda me vetëm 2 mijë e 200 klikime dhe Letonia me 2 mijë e 700 shikime brenda 1 ore. “Zjerm” lë pas edhe britanikët me 7 mijë e 500 klikime, kënga e të cilëve është publikuar afro 24 orë më parë. Këtë të premte u hodh edhe shorti për prezantimin e këngëve në Eurovision.
Dyshja e këngëtarëve Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të ngjiten në skenën magjike natën e parë më 13 maj për të dhuruar një spektakël të vërtetë me këngën e tyre “Zjerm” që ka fituar jo vetëm zemrat e qytetarëve shqiptarë, por edhe më gjerë./rtsh.al/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...