Të shtunën, këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Ceremonia e tyre e veçantë është realizuar buzë bregdetit të Shëngjinit tek Rana e Hedhun.
E veshur me fustanin e bardhë elegant, Afrona dukshëm bëri një miksim të stilit modern me atë klasik, derisa u afrua në altar e shoqëruar nga i ati i saj, përkundër Bleros, i cili kishte zgjedhur një shoqëruese mjaft speciale, vajzën e tij.
Dyshja kanë shkëmbyer unazat dhe puthjen speciale në altar, duke i premtuar njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme.
Në resortin luksozë me mbi 500 të ftuar, ndër këngëtarët që performuan ishte Ylli Limani, i cili bëri hapjen e dasmës, Shkurte Gashi e po ashtu edhe legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
Realizimin filmik të dasmës e bëri kompania e xhirimit “XL Films”, të cilët me kreativitetin dhe angazhimin e tyre profesional mundësuan që kjo natë të mos harrohet.
Më poshtë mund të shihni videon e cila pasqyron gjithçka që ndodhi në dasmën e Blero Muharremit:
https://youtu.be/XAh_1_BIyxM
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...