Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sapo kanë shpërndarë në profilet e tyre në Instagram trailer-in e shumëpritur të filmit të tyre të parë të përbashkët.
Ky projekt kinematografik, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut prej muajsh, tashmë është zyrtarizuar dhe po vjen në ekranin e madh.
Trailer-i i publikuar nga vetë çifti ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke zbuluar fragmente nga skena intensive të filmit, detajet e të cilave po mbahen ende sekret.
Çifti Ejlli e konfirmuan gjithashtu datën zyrtare të premierës: filmi do të shfaqet në kinema në Shkurt 2026, duke e kthyer muajin e dashurisë në një festë të dyfishtë për audiencën e tyre.
Detajet rreth zhanrit dhe temës së filmit mbeten mister, por duke pasur parasysh kiminë e çiftit, pritet të jetë një kombinim i dashurisë, pasionit dhe pa dyshim, humorit.
View this post on Instagram
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, cakto...
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...