100 mijë euro do t’i kushtojë BDI-së, koncerti për 20-vjetorin e themelimit të saj.
E këto para në kohë krize do të shkojnë për këtë festë ku janë ftuar disa këngëtarë kosovarë, të cilët do të marrin shuma marramendëse për vetëm pak minuta performim.
Tashmë nëpër rrjete sociale po qarkullon edhe lista me emrat e këngëtarëve dhe paratë që ata do të marrin.
Ajo që bie në sy është edhe këngëtari Buta, i cili ditë më parë ishte top-lajm në mediat në Kosovë, pasi vëllai i tij dyshohet të ketë vrarë një 30-vjeçar në qendër të qytetit të Ferizajt.
Buta nga BDI, do të marrë 4 mijë euro.
E lista nuk fillon e përfundon me Butën. Është Ledri Vula, ai i cili do të marrë plotë 8 mijë euro për performancën në koncertin e kësaj partie.
Pas tij vjen Dafina Zeqiri, Tayna dhe Getoar Selimi që do të paguhen me nga 7 mijë euro.
Nora Istrefi, Lumi B dhe dy këngëtar shqiptar njëri nga Kumanova e tjetri nga Tetova që janë Bardhi dhe S4MM, do të paguhen me nga 4 mijë euro./Alsat.mk
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...