Dua Lipa dhe legjenda e muzikës italiane Andrea Bocelli kanë bërë një bashkëpunim, me titull ‘If only’.
Para pak çastesh ka dalë kënga për bashkëpunimin shumë të përfolur ë Duas me këngëtarin legjendar të muzikës italiane, Andrea Bocelli, shkruan portali arbresh.info
Kënga baladë me titull ‘If Only’ ka nxjerrë në pah vokalet e mahnitshme të këngtares kosovare njëherit llogaritet si sukses tejet i madh për të.
Kënga është pjesë e albumit të Bocellit, ‘Si’, ku ndër të tjera ka bashkëpunim edhe me këngëtarin e njohur britanik, Ed Sheeran.
Dua Lipa nuk është shqiptarja e vetme që ka performuar në krah të Bocellit, para disa vitesh edhe Rita Ora kishte përformuar në një event të rëndësishëm në Itali. /arbresh.info/
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...