Publikohen prapaskenat e “DJ” – çfarë nuk keni parë nga klipi i Gimbos me Selin

12:42 | 24 Qershor 2026
E H

Rreth dy javë më parë, DJ Gimbo dhe Rezarta Shkurta kanë publikuar remiksin e hitit të vjetër të artistes.

Protagoniste në videoklip ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe fituesja e këtij edicioni, Selin Bollati.

Balerina ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi nga prapaskenat, si dhe një vlog në platformën YouTube.

Ajo tregon detaje, momente të bukura me DJ Gimbon, si dhe shumë gjëra të tjera që nuk janë parë në klip.

Ky projekt është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka arritur mbi 1.3 milion klikime në YouTube.

Selin dhe Gimbo u njohën në Big Brother, ku edhe filloi historia e tyre e dashurisë.

Sot ata po shijojnë çdo moment së bashku, duke qenë se kanë nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale