Këngëtarja e njohur Vesa Luma prej disa kohësh është zhvendosur sërish në Kosovë së bashku me djalin e saj, ndërkohë që bashkëshorti, reperi Big Basta, vazhdon të jetojë në Zelandën e Re.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin me protagonistë fëmijët “Në kurthin e Piter Pan”, artistja është pyetur pikërisht pse po jeton “e ndarë” nga partneri dhe si e ka përjetuar këtë. Vesa shpjegoi se edhe pse largësia ka qenë e vështirë për familjen e saj, projektet që ka nisur e detyrojnë të qëndrojë në Shqipëri e Kosovë. Mes këtyre projekteve është ideja për të realizuar një koncert recital dhe publikimi i një albumi.
“Unë dhe bashkëshorti im e përjetuam ndarjen shumë, por ai do të vijë shumë shpejtë e nuk do të jetë më i mërzitur”- i shpjegoi Vesa fëmijëve- “Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recital në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë.”
Na vjen mirë që gjërat mes çiftit të artistëve janë më mirë se kurrë, po përtej kësaj, sa emocionuese tingëllon një koncert recital nga Vesa dhe një album i ri?/Blitz/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend