Aktori i famshëm britanik ka shokuar publikun dhe fansat e tij me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar ai ka treguar publikisht se e ka mohuar vajzën e tij të vetme.
80-vjeçari dhe ish-partnerja e tij Petronella Barker janë prindër të një vajzë të ardhur në jetë në vitin 1969. E lindur si Abigail Hopkins, por e njohur me mbiemrin e ri Harrison, vajza e vetme e aktorit sapo është mohuar nga babai i saj.
Ai u shpreh se nuk i intereson nëse ka një vajzë dhe aq më pak nëse vajza e tij tashmë është bërë mama. Anthony e ka braktisur atë që 14 muajshe por megjithatë e ka ndihmuar të ketë një karrierë si aktore duke e përfshirë në 2 filma të tij. Abigail, e cila është 48-vjeçe, kohë më parë ka treguar se thuajse kreu vetëvrasje nga marrëdhënia e shtirur që kishte me babain e saj. Sipas saj, Hopkins është një njeri i tmerrshëm dhe i pashpirt, i cili mendon vetëm për veten e tij.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...