Ish-banoret e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.
Kjo erdhi pas një situate të ndodhur javën e kaluar në programin “E diell” në Top Channel.
Bukuroshes nga Prizreni i ngeli hatri kur në një moment Xheneta përmendi ish-partnerin e saj në studio, Lumbardh Salihun, gjë që bëri ta lë studion.
E tani ato shihet se nuk ndiqen më në Instagram dhe modelja në ditën e sotme (e diel) në po të njëjtin program zbuloi se u kërcënua nga i dashuri i saj aktual.
Teksa po fliste për ngjarjen dhe një temë të ngjashme, ajo tha: “Ka qenë javën e kaluar me mysafiren në fjalë, dhe më ka marrë i dashuri i saj e nuk e di se çfarë e ka, më ka marrë i dashuri i saj në telefon dhe më ka kërcënuar”.
“Janë shumë të ulëta gocat që bëjnë këto gjëra”, tha tutje teksa iu referua të njëjtës.
Edhe pse kanë pasur raporte të mira, siç shihet çdo gjë mes tyre ka ndryshuar. /Telegrafi/
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona