Princi William dhe Kate të “shokuar” pas intervistës së Meghan Markle

23:14 | 10 Mars 2021

Intervista e Prince Harry dhe Meghan Markle ka tronditur themelet e Familjes Mbretërore.

Gjatë intervistës, Meghan dhe Harry u treguan shumë të sinqertë në lidhje me mbështetjen dhe mbrojtjen që morën nga familja e tyre, ndërsa kanë diskutuar edhe për ndikimin që pati ajo në shëndetin mendor, veçanërisht të Meghan, transmeton portal arbresh.info

Sipas US Weekly, Prince William dhe Kate Middelton kanë mbetur të “shokuar” nga deklaratat e Meghan dhe Harry.

“William dhe Kate ishin në shok të plotë pasi dëgjuan atë që thanë Meghan dhe Harry”, tha një burim për median amerikane.

“Ajo që i tronditi më shumë ishin mendimet vetëvrasëse të Meghan dhe citimet e tyre për një anëtar të familjes mbretërore duke përmendur ngjyrën e lëkurës së Archie. Ëilliam dhe Kate dinin për disa nga problemet e tyre me ndihmësit e pallatit, por asgjë në këtë masë”, shkruan tutje US Weekly.

Gjatë intervistës, Meghan u tregua e sinqertë mbi ndikimin që kishin mediat britanike në shëndetin mendor të saj, ndërsa ka deklaruar se ka menduar edhe vetëvrasjen.

Ata gjithashtu zbuluan se djali i tyre Archie nuk ka fituar asnjë titull mbretërorë, ndërsa më shokuese ka qenë komenti që është bërë nga një anëtar i familjes, rreth asaj se sa e errët do të jetë lëkura e djalit të Prince Harry.

Familja Mbretërore ka nisur një hetim në raport me komentet raciste, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara