Princi Charles qesh dhe bën shaka në shfaqjen e parë publike pas intervistës së Prince Harry dhe Meghan Markle

23:10 | 9 Mars 2021

Princi Charles ka kryer detyrën e tij të parë publike që kur pretendimet shpërthyese nga Harry dhe Meghan u transmetuan në një intervistë me Oprah Ëinfrey.

Princi i Uellsit është fotografuar në kishën Jesus House në veri të Londrës për të parë në veprim një klinikë në të cilën jepen vaksina kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Ai u shfaq me humor të mirë ndërsa falënderoi njerëzit që ndodheshin aty.

Prince Charles u takua me njerëzit që po vaksinoheshin, ndërsa u bënte pyetje se si po ndiheshin dhe ndër të tjera u tha atyre që ai tashmë është vaksinuar.

Një reporter i Sky Neës, gjithashtu në kishë, e pyeti Charlesin se çfarë mendonte në lidhje me intervistën, por ai nuk u përgjigj.

Pallati Buckingham ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me intervistën, në të cilën u tha se brenda Familjes Mbretërore janë bërë edhe komente raciste në lidhje me ngjyrën e lëkurës së djalit Prince Harry.

Më shumë se 11 milion shikues panë intervistën në ITV dhe një nga ata shikues ishte Boris Johnson, i cili nuk e ka komentuar atë.

Gjatë intervistës e cila u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar të hënën në mbrëmje, Harry zbuloi se ndihej “me të vërtetë i dëshpëruar” nga mënyra se si babai i tij e trajtoi vendimin e tij për të lënë vendin dhe për të lënë detyrat mbretërore dhe u zbulua se ata nuk është se janë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Duka i Sussex gjithashtu tha se ai besonte se babai dhe vëllai i tij janë “bllokuar” në jetën mbretërore dhe kurrë nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara