Së fundmi, Diona Fona festoi ditëlindjen me një organizim të madh ndonëse akoma jemi në një pandemi të vazhdueshme, dhe masat parandaluese janë ende në fuqi.
Vetë këngëtarja ndau shumë pamje nga festa, nga vendi i dekoruar në nder të saj dhe shumë të ftuar që festonin dhe vallëzonin.
Surpriza e mbrëmjes ishte këngëtari pejan, Dani i cili këndoi disa nga këngët e tij më të dashura gjatë festës.
Por, ahengut dhe qejfit i erdhi fundi në momentin që kanë ndërhyrë forcat e rendit.
Prive.al merr vesh që në festën e këngëtares ka ndërhyrë policia, dhe si rrjedhojë gjithë të ftuarit janë gjobitur me nga 200 euro.
Teksa bota vazhdon të jetë në masa strikte shkaku i pandemisë COVID-19, tek ne gjendet hapësirë edhe për tubime festash nga fytyrat publike të cilat gjithsesi bashkë me politikanët duhet të japin një tjetër mesazh në këto kohë.

ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...