Vitin që lamë pas, Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë, të cilin po e prisnin me padurim të vinte në jetë.
Modelja pësoi hemorragji, ndaj nuk mundi ta lindte djalin të cilit do t’i vendoste emrin Jack.
Humbja ishte një pikëllim i madh për çiftin, për të cilët mrekullia ka ndodhur sërish!
Chrissy është përsëri shtatzënë dhe për të njoftuar këtë lajm të bukur, është menduar shumë herë.
“Vitet e fundit kanë qenë një miks emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Në çdo vizitë i kam thënë vetes ‘Ok, nëse është i shëndetshëm do ta jap lajmin. Pastaj kam marrë frymë e lehtësuar kur kam ndjerë rrahjet e zemrës dhe kam kuptuar që kam qenë ende shumë nervoze për t’jua treguar…
Ka qenë shumë e vështirë t’jua mbaja kaq gjatë.”- shkruan ndër të tjera modelja. /arbresh.info/


Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...