Sonte është mbajtur nata finale e “Këngës Magjike 2018” Çmimin kryesor të këtij festivali e rrëmbeu kënga “Plas” e kënduar nga Flori Mumajesi , e cila u votua në bazë të konkurrentëve që ishin në “Këngën Magjike”.
Flori u shpërblye edhe me çmimin “Balada më e mirë”, trofeun e të cilës ia dedikoi nënës së tij, shkruan rtv21.tv Në këtë natë me çmime u shpërblyen edhe 20 këngët të cilat arritën të kalonin në natën finale, pasi që u votuan një ditë më parë nga vetë artistët konkurrues.
Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”. Festivali u transmetua drejtpërsëdrejti edhe nga Radiotelevizioni 21.
https://www.youtube.com/watch?v=qTULrBgM9WA
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...