Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i thanë lamtumirë njëri-tjetrit në vitin 2005. Pas dështimit të martesave të tyre me Angelina Jolie dhe Justin Theroux, thuhet se aktorët e famshëm kanë rifilluar të takohen, të paktën sipas disa mediave amerikane.
Revista “In Touch” shkruan se raporti i tyre është bërë gjithnjë e më i ngushtë dy vitet e fundit. E nuk mbaron këtu. Ajo shkruan edhe se të dy ata janë duke menduar të “çimentojnë” marrëdhënien duke i dhënë jetë një fëmije.
“Më në fund, Jennifer mund të realizojë dëshirën e saj më të madhe”, ka thënë një mike e saj.
Martesa mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston zgjati pak dhe marrëdhëniet mes tyre u dëmtuan për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Por, më pas erdhi Angelina Jolie, pas të cilës u dashurua bukuroshi i Hollivudit e kjo bëri që t’i thoshte lamtumirë Anistonit.
Riafrimi mes Brad dhe Jennifer do të ishte konkluzioni i denjë i një komedie romantike. Por, ndërsa Justin Theroux është përmbajtur deri në këto momente nga çdo koment, duket se Angelina është zemëruar shumë dhe për këtë, gazetat skandalistike e vënë jo pak në lojë.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona