Pink nderohet me çmimin për ‘arritje jetësore’

23:43 | 20 Shkurt 2019

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Pink u nderua me çmimin për “Arritje Jetësore”, në ‘Brit Awards 2019’

Në videon promovuese të çmimit për këngëtaren janë cituar sukseset e shumta që ajo ka pasur ndër vite, dhe në veçanti ylli i saj i sapo shtuar në “Walk of Fame”, shkruan portali arbresh.info

Pink është ngjitur e emocionuar në skenën e “Brit Awards” për të marrë këtë çmim, teksa ka falënderuar pa masë fansat e saj për mbështetjen.

“Faleminderit shumë, babai im është shumë i emocionuar tani. Faleminderit që më keni besuar”, shprehet Pink.

Ndër të tjera, këngëtarja befasoi të gjithë me veshjen interesante me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, që mund ta shikoni më poshtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara