Google ADS

Piktorja gjakovare që “shkrin” murin me dorën e saj të artë

18:04 | 12 Maj 2023
K.B

Piktura ka qenë ëndërr e Argenitës që nga fëmijëria, kur edhe kishte nisur të merret me art.

Me një brush e një paletë, piktorja Argenita Fetahu ka krijuar piktura unike e të mahnitshme të cilat të gjitha kanë një domethënie dhe janë të inspiruar nga përvoja e saj jetësore.

Dora e saj e artë e “shkrin” murin, e shndërron në shumë ngjyra e dizajne që të kënaqin syrin kur i shikon.

Gjithë këtë mrekulli, Argenita e krijon duke punuar me dorë të lirë.

Ajo para dy vjetësh është shpërblyer me çmimin e parë në Indi në mesin e 1167 aplikantëve.

Muralet unike të krijuara në murin e hotelit “Swiss Daimond” në Prishtinë, Argenitës i është dashur hiq më pak se një vit e gjysmë kohë.

Ajo për Arbresh.info nuk mohon vështirësitë që ka në realizimin e këtyre muraleve, por shton se aq sa ka mund ka edhe kënaqësi.

“Që nga fëmijëria kam filluar që të merrem me art kur atëherë që nuk kam ditur se çfarë janë ngjyrat dhe ku dallohet vizatimi prej pikturës dhe nga ta hapa kam filluar të merrem. Kur kam parë që kam talent kam filluar që ta studioj me këtë profesion. Familja ka qenë që më a ndihmuar edhe pse nuk kam pasur askënd që merret me artë gjithmonë e kam pasur pasionin dhe dëshirën që të merrem me art. Si çdo fëmijë që ka filluar të bëjë vizatime të ndryshme”, thotë ajo

Po ashtu, së fundmi Argenita ka fituar çmimin e parë Ndërkombëtar “Leonardo da Vinçi” në Milano.

Në ekspozitën e fundit ku Argenita kishte marrë pjesë në Milano, kishte pasur të ftuar artistë të përzgjedhur nga e gjithë bota. Këtu ajo falë punës së saj të palodhshme ia kishte dalur të rrëmbej çmimin e parë.

“Realisht nuk është e lehtë që të jesh artiste në Kosovë sepse nuk vlerësohet aq sa duhet, mirëpo kohëve të fundit mendoj që se ka hyrë në trend shumë dhe ka kërkesa të mëdha për piktura dhe murale të ndryshme, çdo kafene apo restauronte kërkojnë që të kenë diçka artë në të. Nuk vlerësohet mjaftueshëm por vetëdijshmi është më i madh. Kam pasur ekspozita të mia personale. Kam pasur ftesa të ndryshme edhe në vendet më të larta në Indi ku kam fituar dy herë vendin e parë. Kjo ka qenë nder ndër shtyrjet e mia për të depërtuar në shtet e jashtme. Kohëve të fundit isha në Milano ku kam përfaqësuar Kosovë dhe kam marrë çmimin e parë”, tregon Fetahu.

Ajo inkurajon çdo artistë, i cili ka talent që të mos ndalet duke punuar dhe të ketë shpresa se do të arrijë diçka në profesionin në të cilën e ka zgjedhur, sepse sipas saj, do të ketë sukses./Arbresh.info/Diellza Gashi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme