“Përjetësisht” është kënga më e re e këngëtarit nga Shkodra, Luiz Ejlli të cilën e ka publikuar dje.
Ende pa u bërë 24 orë që nga publikimi, “Përjetësisht” numëron 1.1 milion views në kanalin You Tube.
Ky projekt, që u cilësua si një dedikim dashurie, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Kjo këngë e Luizit u realizua në studion e SBS Entertainment me tekst dhe melodi nga Bardhyl Idrizi – Bardhi.
I njëjti shquhet për vokalin e veçantë dhe tashmë është njëri ndër më të kërkuarit në mbrëmje e koncerte.
Ejlli ka nisur përgatitjet për një turne që do ta nisë këto ditë në Amerikë.
Luizi po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit Big Brother Vip Albania në të cilin është shpallur fitues./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...