Aktorja shumë e njohur Berguzar Korel së fundmi në një video live për fansat e saj ka treguar shumë për shtatzëninë dhe djemtë. Berguzar Korel e cila njihet për rolin e saj në serialin “Dashuri e plagosur”, është nënë e dy djemve dhe siç tregoi ajo tani të gjithë presin që të bëhet me një vajzë.
“Të gjithë presin një vajzë nga unë. Rëndësi ka të jetë e shëndetshme, i kam lënë në të shkuarën bisedat për gjininë”-u shpreh aktorja 37-vjeçare duke lënë të kuptohet se gjinia për të nuk ka aspak rëndësi. Berguzar Korel është e martuar me aktorin Halit Ergenç i cili gjithashtu luan në serialin “Dashuri e plagosur”.

Çifti u bënë prindër për herë të dytë në mars të këtij viti. Berguzar tregoi se djali i ngjan shumë edhe asaj, edhe të atit.
“I ngjan Halitit sepse ishte tullac kur lindi, por kur e krahasoj me foton time bebe më ngjan mua”-tha aktorja e cila deri tani ka preferuar të mos ja zbulojë portretin vogëlushit.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...