Kompania “On Air Music” ka shkarkuar nga detyra e drejtorit menaxhues Kushtrim Morinën, i cili ditë më parë publikoi pa leje këngën “Redrum” të Era Istrefit në Internet
Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë kompania përmes një statusi në rrjetin social në ‘Facebook’, ku kanë treguar se arsyeja e shkarkimit të tij është keqpërdorimi i sistemit operativ dhe veprimet e kundërligjshme të kryera së fundmi.
Dy aksionarët e kësaj kompanie, Kushtrim Binaku dhe Ilir Kërqeli, kanë shkruar se në mbledhjen e bordit të tyre të kompanisë është marrë ky vendim.
Ndërkohë ‘i apostrofuari’ ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës, ku ka pranuar dëmin e bërë kundrejt këngëtares Era Istrefi dhe kompanisë “Ultra Music”, me ç’rast është liruar më pas në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë