Këngëtarja e njohur amerikane, Lana Del Rey i është rikthyer muzikës.
Ajo së fundi ishte e ftuar në emisionin e njohur televiziv, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ka interpretuar këngën e saj të re, “Let Me Love You Like A Woman”, shkruan portali arbresh.info
Performanca e saj u bë mediatike pasi iu rikthye muzikës pas nëntë vitesh pauzë.
Kënga “Let Me Love You Like A Woman” është publikuar në tetor të këtij viti, dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Lana Del Reyt me titull “Chemtrails Over The Country Club”, i cili pritet të lansohet në treg gjatë vitit 2021. Ky incizim i ri vjen pas albumit shumë të vlerësuar të këngëtares, “Normal Fucking Rockwell!”. / arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...