Pas lajmit se aktrojnë bashkë në një film, JLo dhe Maluma performojnë në një skenë

08:17 | 5 Tetor 2019
A Z

Jennifer Lopez dhe Maluma kanë performuar bashkë para publikut.

Dy yjet e njohura të industrisë së muzikës, Jennifer Lopez dhe Maluma kanë performuar bashkë, shkruan lajmi.net.

Artistët ka pak ditë që konfirmuan lajmin se do të luajnë në filmin “Marry Me”, ku Maluma është në rolin e të fejuarit të këngëtares.

Por, para kësaj, dyshja mbrëmë kanë performuar në “The Garden”, në Nju Jork, ku dhuruan performancë magjike.

JLo dukej shumë elegante e veshur në një fustan të gjatë, teksa flokët i kishte lidhur dhe në kokë kishte vendosur aksesor.

https://www.instagram.com/p/B3OW4rygJj5/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Shpërndaje në rrjete sociale