Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka ndarë një reagim të gjatë në Instagram lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në vend, duke e cilësuar atë si një nga momentet më frymëzuese të dekadave të fundit.
Përmes një serie shkrimesh të publikuara në rrjetin social, artisti theksoi se protesta ka vendosur një standard të ri për brezat që do të vijnë dhe se, pavarësisht debateve që e shoqërojnë, ajo ka arritur një fitore të rëndësishme duke zgjuar vetëdijen qytetare.


“Besoj se kjo protestë tashmë ka arritur një fitore të madhe, ka zgjuar një vetëdije qytetare që për shumë vite dukej e fjetur”, shkruan Skënderaj.
Ai vlerësoi frymën, qytetarinë dhe pastërtinë e protestës, ndërsa pranoi se në çdo lëvizje të madhe shoqërore mund të ketë individë apo grupe që përpiqen ta përdorin atë për interesat e tyre.
Megjithatë, sipas tij, forca e vërtetë e protestës qëndron te qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm.
Në postimin e tij, këngëtari u ndal edhe te kritikat që ka marrë ditët e fundit për faktin se nuk ka reaguar mjaftueshëm publikisht.
Ai sqaroi se mbështetja e tij për transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar është shprehur vazhdimisht përmes qëndrimeve publike dhe pranisë së tij në shesh./telegrafi
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...