Mbrëmjen e së premtes ishte nata finale e “Big Brother Vip Albania”, ku pas 4 muajsh u shpall edhe fituesi i këtij edicioni. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ishte ai që triumfoi në një përballje me Donaldin. Pas daljes së tij, kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar Ilirin për fitoren.
Një dedikim special ka bërë në rrjetet sociale edhe bashkëshortja e tij Emanuela, e cila e ka mbështetur Ilirin gjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo u shpreh se ndjehet mjaft krenare për bashkëshortin e saj.
“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se edhe Emily, vajza e Ilir Shaqirit bëri një postim emocionues për fitoren e babait të saj.
“Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”, shkruan Emily.
https://www.instagram.com/p/CaKPsXntzJo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=57f043db-daa8-4e11-b0d4-7747a2dbf8dd
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...