Pas një televotimi kokë me kokë me Drilonin, Gjesti u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh, i cili tani ka rënë në 160 mijë euro.
Ndonëse nuk pritej, Gjesti u shpreh i lumtur pas daljes duke shtuar se fitoren e meriton Drilon Rama.
Për këtë një reagim u bë edhe nga fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj – Stresi.
“Më besoni që nuk shikohet më Big-u në Kosovë. Respekt, ama nuk shihet më”, tha ai.
Në një tjetër postim me fotografinë e Gjestit shtoi: “Pabesia është e pashpjegueshme, thjesht të vjen edhe humb”.
Veç kësaj, së fundmi u mësua edhe finalja e Big Brother që do të jetë më 24 janar.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...