Kjo javë shpalosi edhe një lidhje të ish Miss Kosova 2003, Agnesa Vuthaj që ishte me një biznesmen nga India.
Derisa tërë java ishte e mbushur me debate të ndryshme për punën e re të Agnesa Vuthaj me një biznesmen nga India.
U tha se bukuroshja kosovare kishte filluar një lidhje me një biznesmen 57 vjeçar me emrin Nitin Sandesara, por bukuroshja me disa postime në rrjetet sociale reagoi duke thënë se asgjë nuk kishte të vërtetë në këtë lajm.
Përpos që e pranoi se punon për Sandesarën, Agnesa tha edhe se po lobon për njohjen e Kosovës nga Nigeria, vend në të cilin ka disa biznese Sandesara.
Por, Agnesa shpejt i ka harruar të gjitha këto shkrime dhe këtë vikend është parë duke bërë qejf në Francë.
Bukuroshja kosovare është parë në një hotel luksoz të qytetit bregdetar të Francës, Kanë.
Ajo është paraqitur me një fustan të shkurt tepër luksoz ku ka falënderuar edhe ata që janë përkujdesur për stilin e saj.
Agnesa buzëqesh në këtë foto e si duket ajo i ka harruar të gjitha ato që janë shkruar në media për të gjatë kësaj jave. /Express/
https://www.instagram.com/p/B7eY9A7HE7G/?utm_source=ig_embed
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan