Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj, edhe pse ende nuk e dimë identitetin e tij.
Madje, duket se këngëtarja preferon të vazhdojë ta mbajë sekret, megjithëse nuk na i kursen aspak momentet e tyre të ëmbla në rrjete sociale.
Ndërkohë sot ajo ka ndarë foto të disa buqetave, që duket se e ka marrë sërish nga njeriu i zemrës. Siç duket partneri i saj nuk heq dorë kollaj nga trëndafilat e kuq dhe e ka surprizuar sërish me disa të tillë.
Shpresojmë që Morena të na e tregojë sa më parë fatlumin që ka në krahë!
Për sa i përket aspektit profesional kujtojmë se tre ditë më parë, Morena publikoi këngën e saj më të re, me titullin, “Alexander”.


Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...