Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një plan për t`i dhënë fund armiqësive që mund të hyjë në fuqi menjëherë dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ka deklaruar sot një burim i njohur për propozimet, raporton Reuters.
Një kornizë për t’i dhënë fund armiqësive është hartuar nga Pakistani dhe është shkëmbyer me Iranin dhe SHBA-në gjatë natës, ka bërë të ditur burimi, duke përshkruar një qasje dy-nivelesh me një armëpushim të menjëhershëm të ndjekur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Të gjitha elementët duhet dakordohen sot”, tha burimi, duke shtuar se mirëkuptimi fillestar do të strukturohet si një memorandum mirëkuptimi i finalizuar elektronikisht përmes Pakistanit, si kanali i vetëm i komunikimit në bisedime.
Axios raportoi për herë të parë të dielën se Shtetet e Bashkuara, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë po diskutonin një armëpushim të mundshëm 45-ditor si pjesë e një marrëveshjeje dyfazore që mund të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës, duke cituar burime amerikane, izraelite dhe rajonale.
Burimi i tha Reuters se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Feldmarshali Asim Munir, ka qenë në kontakt “gjithë natën” me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, të dërguarin special Steve Witkoff dhe ministrin e jashtëm iranian Abbas Araqchi.
Sipas propozimit, një armëpushim do të hynte në fuqi menjëherë, duke rihapur Ngushticën e Hormuzit, me 15-20 ditë për të finalizuar një zgjidhje më të gjerë. Marrëveshja, e quajtur paraprakisht “Marrëveshja e Islamabadit”, do të përfshinte një kornizë rajonale për ngushticën, me bisedime përfundimtare ballë për ballë në Islamabad.
Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga zyrtarët amerikanë dhe iranianë. Zëdhënësi i zyrës së jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, ka refuzuar të komentojë.
Zyrtarët iranianë i kanë thënë më parë Reuters se Teherani po kërkonte një armëpushim të përhershëm me garanci se nuk do të sulmohen përsëri nga SHBA-të dhe Izraeli. Ata kanë thënë se Irani ka marrë mesazhe nga ndërmjetësues, përfshirë Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin.
Marrëveshja përfundimtare pritet të përfshijë angazhimet iraniane për të mos zhvilluar më armë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe lirimit të aseteve të ngrira.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...