Janë bërë tash e disa muaj që çifti kanë nisur një jetë të re në SHBA.
Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke jetuar në një vilë super-luksoze në Beverly Hills që i takon manjatit të ‘Hollywood’-it Tyler Perry, zbulon DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre një vjeçar Archie janë zhvendosur në shtëpinë 18 milionëshe që kur u transferuan në LA në fund të marsit, thanë burimet. Ata kishin qëndruar në një shtëpi në ishullin Vancouver që nga njoftimi se kishin në plan largimin nga detyrat e tyre mbretërore në janar, por bënë një ndryshim në plan duke u larguar për në Kaliforni pasi Kanada njoftoi se do të kufizonte kufijtë e saj për shkak të COVID-19.


Vila ku është duke qëndruar çifti ka pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo, shtrihet në 22 hektarë në majë të një kodre në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates, i cili ofron pamje të qytetit nga oborri i shtëpisë. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë