Historia e tyre e dashurisë do të ishte një ndër më të përfolurat në shtypin rozë dhe në vorbullën e thashethemnajës së Tiranës për shumë kohë. Divorci i papritur i tij, vendimi për të jetuar së bashku dhe ekpozimi i vazhdueshëm në media dhe rrjete sociale, ku bien në dukej udhëtimet e shumta, shpenzimet e pafundme dhe jeta luksoze, kanë bërë që për Armina Mevlanin dhe Shkëlzen Berishën të flitet shumë shpesh. Mirëpo pavarësisht gjithë sulmeve shpeshherë jo vetëm në rrjete sociale dhe portale, por edhe në foltoren e parlamentit apo paneve të ndryshme politike, të dy kanë treguar se kanë një marrëdhënie të fortë që vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe sot më shumë se kurrë. Burimë të afërta pranë Gazetës Express bëjnë me dije se çifti ka vendosur të fejohet ditën e sotme. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, Armina do të tregonte se e ka marrë propozimin dhe unazën, por mesa duket kanë zgjedhur ta finalizojnë edhe për familjarët. Deri më tani asgjë nuk dihet për ceremoninë e fejesës, përveç postimeve në Instastory të Arminës ku pranon se sot është një ditë speciale.

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...