Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani-Fero, dje (e shtunë) ka mbajtur një koncert në qytetin e Mitrovicës.
Ai u komentua për thyerjen e rregullave në një kohë pandemie, ndonëse grumbullimet janë ndaluar që një kohë për shkak të parandalimit të COVID-19.
Megjithatë, kjo duket se nuk vlen për artistin shqiptar i cili bërë bujë gjithandej në media e rrjete sociale për veprimin e tij, transmeton Telegrafi

I njëjti së fundmi ka ndarë disa video në InstaStory, ku shfaqet duke interpretuar disa nga këngët që ka realizuar ndër vite.
Në bazë të videove, ai shihet i rrethuar nga fansat duke mosrespektuar asnjë masë preventive të coronavirusit.

Koncerti i Feros vjen pak ditë pasi lansoi këngën e re “Italy”, e cila vjen si pjesë e albumit të 23 vjeçarit.
Projekti u prit mirë dhe mblodhi mijëra shikime për vetëm një kohë të shkurtër./Arbresh.info/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit