Përlotet Orinda Huta. Në një bisedë të ngrohtë me Mira Kazhanin, ajo ka treguar një pjesë shumë delikate të jetës së saj atë të humbjes së një fëmije.
Orinda me lot në sy ka treguar këto momente të jetës së saj të cilat kanë qenë shumë të vështira, entuziazmi i fëmijës së parë bashkë me Turjan Hyskën ku ishin më se gati të bëheshin prindër por për fat të keq fëmija i tyre nuk arriti dot të mbijetojë.
Jeta e tyre vazhdoi përpara dhe lulëzoi me ardhjen në jetë të Atarës, vajzës së tyre të bukur e cila ishte gjithashtu e pranishme gjatë kësaj interviste.
Për ardhjen e Atarës në jetë Orinda u shpreh shumë falënderuese ndaj zotit.
Moderatorja dhe këngëtarja foli gjithashtu dhe për besimin në zot që e ka ndihmuar të kalojë këtë moment të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se besimin ndaj zotit dhe fesë ka qenë e përfshirë që në klasë të dytë së bashku me vëllanë dhe që prej asaj kohe ajo nuk u shkëput asnjëherë nga besimi për zotin dhe fenë./noa/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...