Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, së fundmi në një intervistë virtuale në emisionin “Rudina” ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se është izoluar së bashku me partnerin e saj.
Ajo thotë se ka arritur atje më datën 10 mars dhe menjëherë të nesërmen ka mësuar se gjithçka do të mbyllet dhe vendi do të izolohet.

Olta po qëndron në Valencia dhe megjithëse vendi ka pamje të mrekullueshme, ajo nuk mund ta shijojë momentalisht për shkak të rregullave strikte të vendit.
E njëjta më tej rrëfen se në Spanjë nuk ndodh si në Shqipëri, ku kemi një orar të caktuar për lëvizjen.
Njerëzit janë totalisht të izoluar dhe megjithëse është dakord që kjo është zgjidhja e duhur, Olta është ‘bezdisur’ paksa me mungesën e lirisë.
Ndërkohë, Gixhari i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre, teksa lutet që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.
Sipas statistikave të fundit, numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë ka shkuar në 1,002.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...