Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku i cili së fundmi është bërë pjesë e formatit televiziv Big Brother Vip Albania, ka rrëfyer historinë e shumë përfolur të dashurisë me këngëtaren Egli Tako.
Olsi foli për arsyet që sollën në ndarjen pas 5 viteve me Egli Takon.
Aktori u shpreh se marrëdhënia kishte kohë që ishte e ndërlikuar dhe se ata duhet ta njihnin më mirë veten dhe pastaj të merrnin një vendim.
“Lidhja 5-vjeçare që kam pasur ka qenë një marrëdhënie tmerrësisht e ndërlikuar, pavarësisht se unë jam tip që jam i dhënë pas marrëdhënies, i kushtoj kohë, nuk e kam tradhtuar kurrë, nisur edhe nga pjesa që jam rritur në një familje të edukuar. Thellë-thellë e vetmja gjë që e shmang kur jam me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhënia të cilën unë nuk arrita ta kem me sukses, se në fakt në shumë gjëra të tjera, qoftë nga ana e karrierës, jam munduar të jem korrekt, qoftë nga moralet, jam munduar të jem korrekt. Familja ime më thoshte gjithmonë me shaka se “nëse hyn një gocë këtu, nuk del më, ti bëj çfarë të duash me jetën tënde” dhe ndonjëherë i kam kërkuar edhe falje, i kam thënë që jam nxituar, por edhe unë duhet të njoh veten këtë fushë, nuk është se e kemi provuar disa herë”- ka rrëfyer ai./Arbresh.info/
Conte për De Bruyne: Ka ende shumë për t’i dhënë futbollit
Zelensky: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim
Vodhën sasi të konsiderueshme të cigareve, një burrë e një g...
Në Shqipëri janë raportuar 22 vatra, 11 mbeten aktive
Jep dorëheqje CEO i “Astronomer” pas incidentit me “Kiss Cam...
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të...