Dy qen të këngëtares Lady Gaga, të cilët u vodhën nën kërcënimin e armës më herët gjatë kësaj jave, janë gjetur të palënduar, njoftoi policia në Los Angeles.
Jonathan Tippett, komandant i policisë për divizionin e vrasjeve dhe plaçkitjeve, tha se një grua i solli dy qentë te autoritetet të premten në mbrëmje.
Ai shtoi se hetuesit dhe përfaqëësuesit e Lady Gagas, e cila tash për tash është duke bërë një film në Romë, kanë qenë në stacion dhe kanë konfirmuar se qentë e gjetur janë pikërisht të këngëtares.
Tippett tha se dukej që gruaja që i solli qentë nuk ishte e përfshirë në sulmin e së mërkurës mbrëma. Ende nuk është e qartë se ku dhe si i ka gjetur qentë ajo, shkruan The Guardian
Kujdestari i këtyre qenve, Ryan Fischer, u qëllua një herë me armë përderisa ishte duke i shëtitur tre qen në Hollyëood. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen dy burra duke dalë nga një veturë e bardhë dhe duke e sulmuar kujdestarin e kafshëve. Më pas, ata arrijnë të marrin dy qen dhe të ikin nga vendi i ngjarjes.
Lady Gagat ë premten përsëriti se do të ketë shpërblim prej 500.000 dollarësh për atë person që ia kthen qentë, të quajtur Koji dhe Gustav, pa i bërë ndonjë pyetje personit që i dorëzon.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen