Rita Ora është një nga këngëtaret më me famë me origjinë shqiptare, e cila dha një super performancë në sfilatën e “Victoria’s Secret”.
Pas mbarimit të sfilatës dhe parakalimit në tapetin e kuq, Rita Ora ka dhënë një intervistë për “British Vogue”, ku është pyetur edhe mbi jetën e saj seksuale pasi tanimë ajo është beqare.
“A e gjen kohën Rita Ora të kryejë marrëdhënie seksuale?”, ka qenë pyetja e gazetarit, të cilës këngëtarja i është përgjigjur sinqerisht.
“Në fakt jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të flej gjumë. Ju betohem në Zot për këtë. Edhe kur dal për darkë për takim me ndonjë djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle”, u shpreh këngëtarja.
Ajo shtoi nuk e ka problem të flasi për seksin sepse e ka bërë gjithmonë këtë duke qenë se është pjesë e natyrës humane dhe do të vijojë të flas gjithmonë hapur për këtë çështje./mapo.al/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës