Nuk fshihen më, Rita Ora dhe Taika Waititi shfaqen duke bërë blerje në Los Angeles

13:11 | 11 Qershor 2021

Taika Waititi ka komentuar romancën e tij me Rita Orën pas disa fotografive që u bënë virale në rrjete sociale.

Gjatë shëtitjes së tyre, regjisori 45 vjeçar dhe këngëtarja 30 vjeçare u panë gjithashtu duke u larguar nga një restorant, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Shëtitja e tyre e fundit vjen disa javë pasi Rita u pa duke ndarë një puthje me aktoren Tessa Thompson ndërsa ishin komode edhe me Taikan.

Gjatë kësaj paraqitjeje, biondja u shfaq me një triko ngjyrë të verdhë dhe një palë tuta të zeza.

Dukjen e kompletoi me një kapelë, maskë e po ashtu edhe syze dielli.

Ndërkohë, ylli nga Zelanda e Re kishte të veshur gjithashtu në palë pantallona të zeza e triko të bardhë, me një këmishë sipër.

Sikurse Rita, edhe Taika mbante një kapelë të bardhë, maskë e syze dielli.

Lidhja e re e Ritës vjen pas ndarjes së saj nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.

Ndërkohë theksojmë se Rita ka qenë duke qëndruar në Syndey, pasi do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara