Bendi muzikor “NRG Band” ka publikuar klipin e këngës më të re “As 1 si ti”.
Krijuesit e hitit “As 5 pare” kanë vazhduar me stilin e tyre të zakonshëm të klipeve dhe për këtë është përkujdesur edhe ND Film Production.
Muzikën e ka realizuar Irkenc Hyka kurse tekstin e ka shkruar Petro Xhori.
Kjo këngë vjen pak muaj pasi bendi publikoi versionin e ri të këngës “Babayaro”.