Para disa javësh, Nora Istrefi na njoftoi se do të rikthehej sërish në tregun muzikorë, në një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.
Por kënga me titull “Tymi i Dashurisë” është pranë publikimit dhe në imazhet e publikuara nga Hyka, mungonte emri i këngëtares. Një ditë më parë u përfol se një mosmarrëveshje mes këngëtarëve mund të kishte sjellë anulimin e projektit, por një gjë të tillë e ka shpjeguar së fundmi vetë Nora Istrefi në një prononcim për “Prive.al”.
“Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem si mysafire dhe në video po ashtu, por ishte diçka që nuk i flinte natyrës sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë: provon diçka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. S’e besoj që është krim.”-ka thënë duke qeshur në fund Nora Istrefi.

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...