Policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi të shtunën reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, në aeroportin e qytetit.
Arrestimi u krye në emër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, bëri të ditur të hënën policia kantonale. Autoritetet nuk dhanë informacione të mëtejshme lidhur me rrethanat e ndalimit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Publik të martën, 38-vjeçari po përballet me disa akuza penale dhe ndaj tij janë hapur procedura hetimore. Për shkak të ndjeshmërisë dhe natyrës së vazhdueshme të hetimeve, autoritetet nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme mbi çështjen, shkruan watson.ch.
Aktualisht, është kërkuar masa e paraburgimit për artistin, si pjesë e masave shtrënguese, por vendimi përfundimtar i gjykatës ende nuk është shpallur.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...