Njihuni me djaloshin DJ dhe DR i suksesshëm (FOTO)

17:34 | 14 Prill 2017

DJ zyrtar i Shake It Darabuka  Meriton Azizaj  është student i mjeksisë në degën Fizioterapi dhe është duke ushtruar detyrën si fizioterapeut i Klubit Voleybollistik “Trepça”.

Ai aktualisht i ka dy profesione dhe është i lumtur për këtë gjë, shkruan arbresh.info.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga momenti që ka ndërhyrë në një incident që i ka ndodhur dikujt në një lojë.

‘Si rast qe ja vlen me cek eshte se gjate lojes se fundit deri sa isha tu e kry detyren si Fizioterapeut ne fushen e K.V Dugagjinit ne Kline pasi ndodhi nje kolaps dhe isha me i pergatit interveniva per me i ndihmu per me e kthy ne vetedije … edhe pse ishte kundershtare, kur eshte puna te shendeti senet ndryshojn eshte Paresore te secili prej ne si fizioterapeut’, u shpreh Meritoni.

Ai mes tjerash tha se dy nga profesionet e tij i bëjnë njerëzit të shëndetshëm e të lumtur.

‘Doktor dhe DJ janë dy pasione të mira që njerëzve të ju jap medikament dhe ata do jenë të buzëqeshur’, përfundoi Meritoni./Arbresh.info

meritoni2

meritoni1

meritoni

 

 

 

Lajmet më të lexuara