Këngëtarja Rita Ora ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Lonely together”, në bashkëpunim me DJ e njohur Avicii.
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes, dhe ka arritur që në orët e para të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.
Rita është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa falë saj, një numër të madh ndjekësish në Instagram, numërojnë edhe familjarët e saj.
Nëna e këngëtares, Vera Ora, është gjithashtu aktive në këtë rrjet social, madje në të shumtën e rasteve ajo publikon imazhe nga e kaluara e vajzave të saj.
Një imazh të tillë, Vera e ka publikuar së fundmi, fotografi në të cilën shfaqen Rita dhe Elena në fëmijëri, kapur dorë më dorë me babanë e tyre.
Në fotografi vërehet që Rita gjithmonë ka pasur një ngjashmëri me motrën e saj, ndërsa nuk kanë hezituar që të vishen edhe njësoj.
https://www.instagram.com/p/BZM0-SrFMqy/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...