Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare kohët e fundit duke se po i mungon ndjena e pranisë së familjes.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa prej imazheve dhe video të papara deri më tani prej bukuroshes sonë.
Gjatë ditës së djeshme solli një video të fëmijërisë teksa prezantonte në gjuhën shqipe nënën, Anisën si dhe të motrën, Rinën.
Gjersa gjatë ditës së sotme këngëtarja 23-vjeçare ka publikuar një imazh më ndryshe nga që jeni mësuar me turnetë muzikor.
Ajo shihet në rolin e një të rriture duke e ndihmuar një vogëlushe në rregullimin dhe mirëmbajtjen e thonjve.
“Teta Dua duke kryer detyrat me vogëlushen, zonjën Ivy Star”, ka shkruar me këtë rast ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...